Futboll Klub Kukësi ka njoftuar akordin me Emiljano Çelën, i cili rikthehet në Kukës pas eksperiencës gjatë sezonit të shkuar. Në staf me Emiljano Çelën, do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e ndihmës trajnerit si edhe Ervis Koci në rolin e trajnerit të portierëve.
Prezantimi i Çelës para mediave do të bëhet ditën e sotme në orën 16:00 në ambientet e stadiumit “Kukës Arena”./BalkanWeb