Sonte në Prishtinë u mbajt ceremonia e hapjes së edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest”.
Në kuadër të ceremonisë, e cila nisi me tapetin e kuq në kinemanë “Armata” të Prishtinës, u shfaq filmi “The Stork” (Lejleku) i regjisorit Isa Qosja.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, tha se sot industrisë së kinemasë në vendin e tij i jepet më shumë mbështetje se kurrë më parë.
Duke theksuar se PriFest është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, Kurti “Ky sukses është fryt i përkushtimit dhe i vizionit të atyre që e organizojnë dhe juaji, yni, që marrim pjesë”.
Kategoria kryesore konkurruese e këtij viti të festivalit, i cili do të fokusohet në kinemanë bashkëkohore britanike dhe praninë në rritje të kinemasë franceze, do të jetë kategoria “Filmat ballkanikë”, në të cilën do të konkurrojnë gjashtë filma.
Përveç filmave me metrazh të shkurtër dhe të mesëm, në festival do të ketë edhe shfaqje speciale, panele dhe koncerte.
PriFest, ku do të shfaqen gjithsej 20 filma, do të përfundojë me ndarjen e çmimeve të dielën, më 15 shtator./aa