Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është arrestuar me urdhër të SPAK. A2 CNN ka mësuar nga burime jozyrtare se Alla është prangosur pas dyshimeve të SPAK ndaj tij për abuzime me tenderat publike dhe përfshirje në korrupsion.

 

Bashkë me Allën mësohet të jenë shoqëruar edhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë Bulqizë. Tre vjet më parë, Alla u hetua nga SPAK për “prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”, hetim që nisi pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se shfaqej krybashkiaku duke konsumuar kokainë.

 

 

Në kuadër të hetimit, kryebashkiaku iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe më pas hetimi i nisur u pushua.