“Mbështetje për Kuvendin dhe Edukimin Qytetar” (PACEP) është projekti që synon të fuqizojë funksionet përfaqësuese, legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky projekt parashikon të përmirësojë proceset zgjedhore në kuadër të veprimtarisë së tij, të forcojë rolin ligjbërës të bazuar në të dhëna të besueshme, të rrisë bashkëpunimin me institucionet e pavarura që monitorohen nga parlamenti dhe të nxisë kontributin aktiv të shoqërisë civile.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është një nga katër institucionet e pavarura të përfshira në komponentin e 3-të të projektit “Mbikëqyrja parlamentare”.

Mbështetja ka për qëllim të fuqizojë kapacitetet profesionale për zbatimin e standardeve më bashkëkohore në ushtrimin e kompetencave dhe rritjen e efikasitetit të veprimtarisë institucionale.

Projekti do të ndikojë në përmirësimin e ndërveprimit të këtyre autoriteteve me Kuvendin.

Njëkohësisht, do të kontribuojë në forcimin e komunikimit me qytetarët, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe qasjes së tyre aktive në informacione dhe dokumente të hartuara në funksion të veprimtarisë parlamentare.

Projekti “Mbështetje për Kuvendin dhe Edukimin Qytetar” financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga organizata britanike Partnerët Global të Qeverisjes (GPG), deri në fund të vitit 2027./ata