Hera e parë që nëna e merr të porsalindurin dhe e mban në gjoksin e saj përveçse një moment lidhjeje, duket se është jetësore për shëndetin e të dyve.
Ekspertët e mjekësore kanë zbuluar se 60 minutat e para të kontaktit të pandërprerë lëkurë më lëkurë ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore të foshnjës, kontrollimin e frymëmarrjes dhe ul rrezikun e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.
Ky kontakt i parë lëkurë më lëkurë jo vetëm që është vendimtar për jetën e re që sapo i është bashkuar botës, por gjithashtu është një eksperiencë që i siguron nënës prodhimin e oksitocinës duke nxitur kështu edhe prodhimin e qumështit.
Profesionistët rekomandojnë që foshnja të vendoset menjëherë me fytyrë poshtë në barkun e nënës së tyre, me një batanije që i mbulon të dyja.
Ky pozicion ngadalëson prodhimin e hormoneve të adrenalinës tek nëna për të mos ndërhyrë në prodhimin e hormoneve të oksitocinës dhe prolaktinës.