KFOR i ka kthyer menjëherë përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke konfirmuar qëndrimin se hapja e urës duhet të bëhet përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët.

Kolonel Salvatore Mascoli, zëdhënës i KFOR-it, u shpreh:

“Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë.

Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.

Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”./Tema