Shqipëria ka vetëm 800 hektarë tokë me produkte organike,  apo me pak se 1% te sipërfaqes se kultivuar në total. Për të rritur prodhimin “Bio” Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, nxit fermerët që të orientohen drejt këtij prodhimi si mundësi e “artë” për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare dhe për të shitur me vlerë më të lartë.

Prodhimi organik paraqet mundësi të artë për Shqipërinë, sot produktet organike në vendet e botës kanë c çmim më të lartë në shitje, tregu është në rritje. Përse Shqipëria mos zërë një pjesë të tregut të BE, do të mundësonte zgjerim të eksporteve”.

Gjatë diskutimeve mbi projektligjin për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre, deputetët e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, janë shprehur se duhet rritur mbështetja me financim për prodhimin organik, pasi kostot janë shumë të larta.

Qe te nxisim bujqësinë organike duhet te japim me shume subvencione. Sepse me bujqësi organike prodhojnë me pak dhe kanë më shume kosto. Nuk kemi ecur fare, duhet të ecim shumë më shumë. Për sipërfaqet qe janë mbi 5 ha, keni dhënë të njëjtën sasi subvencionesh për ato që kanë më pak hektarë.”

“Sot s’ke asnjë leverdi për të kultivuar sipërfaqe organike , këto dy vite deri sa të bëhet efektiv ligji,  për çfarë do shërbejnë?

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë kanë sqaruar se mbështetja për bujqësinë organike nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e subvencioneve, por edhe të kufizimeve që ekziston, të cilat me këtë projektligj hiqen.

Miratimi i këtij ligji krijon mundësinë e hartimit të programeve për zbatimin e tij. Po përgatisim planet e veprimit pas ardhjes së progres raportit, ku një komponent i rëndësishëm është prodhimi organik, ku përfshihet dhe komponenti i mbështetjes. Me skemat mbështetëse në dy vitet e fundit, prodhimi organik ka qenë i privilegjuar sepse të gjithë përfitojnë.. Sasia e mbështetjes tek ne është më e lartë në raport me BE. Por nga ana tjetër, duhet të kuptojmë që nuk është vetëm mbështetja që zhvillon në mënyrë të pakushtëzuar sektorin.  Ligji pranon certifikimin në grup, duke qenë se fermat janë të fragmentarizuara, sepse kostot e certifikimit janë të larta.  Risia e ligjit e sheh gjithë procesin në gjithë zinxhirin e vlerës”.

Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar në parim projektligjin, i cili pas miratimit edhe në Kuvend, do ti shtrijë efektet ligjore nga viti 2027./Scan