Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar shifrat nga raporti i aksidenteve rrugore për periudhën janar-shkurt 2023 dhe indekset krahasuese.

 

Gjatë periudhës janar-shkurt 2023 kanë ndodhur 172 aksidente rrugore ose 30% më pak krahasuar me janar-shkurt 2018.

 

Gjithashtu, në raport bëhet e ditur se, 25% më pak qytetarë janë përfshirë në aksidente rrugore me pasoja, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-së.

 

DPSHTRR thekson se, numri i viktimave është 27 gjatë janar-shkurt 2023, 18% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

 

Në raport bëhet e ditur se, “8.5 miliardë km të përshkruara (projeksioni 2023) ose 124% më shumë krahasuar me vitin 2013, çka reflekton rritjen e qarkullimit me mjet për shkak të rritjes së flotës me +80% dhe rritjes së numrit të drejtuesve të mjeteve me +75% krahasuar me vitin 2013, ndërsa aksidentet dhe viktimat vijojnë të bien – tregues domethënës”.

 

Gjatë kësaj periudhe ka rënë dhe indeksi i vdekshmërisë për Km të përshkruar gjatë vitit 2022.

 

“20.6 indeksi i vdekshmërisë për Km të përshkuara në vitin 2022, ulur me 74% më pak se në vitin 2013”, thuhet në raport.

 

Raporti thekson se, “është ulur indeksi i vdekshmërisë për 10,000 mjete me -68% dhe për 10,000 drejtues mjeti me -56%, krahasuar me vitin 2013”.