Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare të Bashkive, ku diskutoi për mbështetjen e vajzave dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje.

Muzhaqi tha se, vajzat ishin fokusi i bisedës me Aleancën Kombëtare të Bashkive, fuqizimi i tyre, ofrimi i një mbështetje të shtuar për shkollimin, punësimin dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje.

Sipas saj, nismat e prezantuara nga zonjat pjesë e këshillave bashkiakë ishin frymëzuese.

Ajo shprehu bindjen se, këto nisma do të shërbejnë në vijim për të fuqizuar edhe më tej vajzat dhe gratë, teksa shprehu falënderime për kontributin në këtë kauzë të rëndësishme për vendin.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare të Bashkive u diskutua gjithashtu edhe për çështje të tjera sociale që prekin të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe gratë kryefamiljare duke u ndalur veçanërisht tek mundësitë e lehtësimeve fiskale për to./ata