Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe ecurinë e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Zvicrës.
Palët theksuan partneritetin mes dy vendeve.
“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të dhënë përmes projekteve konkrete në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, të mirëqeverisjes, por edhe ndaj reformave që po ndërmarrim në sektorin financiar”, tha ministri Malaj.
Për Shqipërinë, theksoi ai, Zvicra është një nga investitorët kryesorë të drejtpërdrejtë, ndaj intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh mbetet prioritet i punës sonë./ata