Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se tekstet e reja falas janë mashtgrimi që thonë çdo vit Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu.

Postimi i Xhixhos:

Tekstet e reja falas janë mashtrimi që thonë çdo vit Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu.
125 mijë lekë të vjetra për tekstet e një nxënësi!

Nuk ka libra falas dhe nëse ka, ato janë të papërdorshme.

Ndërsa rrjetet sociale janë mbushur ditët e fundit me videot e kryeministrit dhe ministres së Arsimit për shpërndarjen e teksteve falas, qindra prindër më sjellin në inbox faturën e librave shkollorë të fëmijëve të tyre.

125 mijë lekë të vjetra për tekstet e një nxënësi! Imagjinoni si ia del një familje mesatare me dy ose tre fëmijë në shkollë?
Ku kanë përfunduar 9 milionë eurot që qeveria thotë se ka akorduar për tekstet falas?

Propaganda boshe për tekstet, shkollat e reja, laboratoret digjitale, palestrat e terrenet sportive shkërmoqet në çast para shifrave alarmante të shkollave të mbyllura e klasave që sa vijnë e tkurren.

E vërteta e arsimit në Shqipëri, nën qeverisjen e Edi Ramës, është vetëm një: rezultatet e testeve PISA, të cilat më shumë sesa një vlerësim për nivelin e nxnësve 15-vjeçarë, janë tregues i dështimit të qeverisë!

/OraNews