Universiteti i Harvardit, Universiteti Stanford dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) që të tri nga ShBA-ja renditen në vendet e para në listën e universiteteve më të mira në botë sipas renditjes akademike të Universiteteve Botërore për vitin 2024, të publikuar nga organizata “ShanghaiRanking Consultancy”.

Tetë nga dhjetë universitetet më të renditura në listën e Shangait këtë vit janë amerikanë dhe atyre u bashkohen edhe Kembrixhi britanik dhe Oksfordi.

Renditja e re, e 21-ta me radhë, nuk solli ndonjë surprizë të madhe për shtetet e rajonit.

Universiteti i Beogradit është në listë më mirë i renditur midis 401 dhe 500, duke rënë nga viti i kaluar kur u rendit midis 301 dhe 400. Në listë qëndrojnë mirë edhe universiteti i Zagrebit që gjendet mes vendeve 401 dhe 501 dhe Universiteti i Lubjanës (501-600).

Ndërkaq, në listën e sivjetme nuk u gjend asnjë universitet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Herecegovina ose Mali i Zi.

Sa i përket renditjes së përgjithshme të listës së Shangait, me numrin më të madhh Bashkimi Evropian është përpara Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në mesin e 500 universiteteve më të mira janë 135 universitete nga vendet e BE-së, 114 amerikanë dhe 91 kinezë.

Renditja akademike e universiteteve botërore, e njohur si Lista e Shangait, përfaqëson institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë që nga viti 2003, bazuar në metodologjinë e vendosur dhe të dhëna të palëve të treta, ndërsa po ashtu njihet si renditja më e besueshme globale e universiteteve./TRT