Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

“Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh Hasani në një postim në rrjetin social X.

Hasani theksoi se mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit.

Ish-këshilltari federal, Berset, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën. Ai është zvicerani i parë që zgjidhet në këtë detyrë. Berset mori sot detyrën.

Socialisti Alain Berset, 51 vjeç, sapo është larguar nga presidenca e Konfederatës Zvicerane në fund të dhjetorit pas një mandati pesëvjeçar./ata