Në konferencën e sotme për gazetarët në selinë e partisë, presidenti i PL-së Ilir Meta Ilir Meta u pyet mbi një hetim të mundshëm ndaj tij nga SPAK për transaksione të dyshimta dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit. Meta se nuk mund të gjehet për të asnjë akti në kundërshtim me ligjin askund.

'Nuk e di se sa e saktë është kjo deklaratë e bërë nga një burim i tretë, por kjo gazetare në të kaluarën i është referuar dhe burimi të parë që është Dum-Dumani personalisht prej kohësh dhe mund t’ju deklaroj sot juve dhe të gjithë shqiptarëve se pavarësisht se Dum-Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën mbi bazë të kallëzimit të një personi të çmendur, i cili është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje që në dhjetor të vitit, kur ka qenë kulmi i debatit për Gjykatën Kushtetuese, as ka gjetur, as ka për të gjetur, në këtë botë dhe në çdo lloj bote, asnjë lloj akti të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin.'

Meta thekson se nuk ka asnjë pronë të fshehur askund.

'Asnjë veprim të paligjshëm, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar, asnjë pronë të fshehur dhe asgjë tjetër.'

Më tej ai pohon se hetuesit kanë gjetur diçka, por për njerëzit që dikur Meta i ka pasur pranë dhe tashmë i përdorin si pendito kundër Metës.

'Po, jemi në dijeni të plotë që falë përpjekjeve për të gjetur diçka rreth Ilir Metës, kanë gjetur diçka rreth njerëzve që dikur Ilir Meta i ka patur pranë edhe përpiqen ti përdorin si pendito të deklaruar apo të padeklaruar, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale, të cilat janë një estradë e vërtetë.'

Së fundmi vijoi me akuzat ndaj Dumanit, që sipas tij po përdoret nga Rama për të eliminuar opozitën.

'Ilir Meta është këtu, do të jetë gjithmonë këtu dhe Dum-Dumani ka vetëm një qëllim, të përdori njerëzit e korruptuar të opozitës, njerëzit e kapur të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës dhe për të instaluar një fake opozitë, e cila garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe së dyti që krimet, siç është ai i inceneratorit dhe shumë krime të tjera që janë grabitje pa maska në mes të diellit, quhen ‘’krime intelektuale’’ .'

/Shqiptarja