Tre fëmijët të  mitur janë larguar nga një qendër sociale në Elbasan një ditë më parë. Policia njoftoi sot se bëhen fjalë për dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar që kanë ikur nga qendra.

Ndërkohë, përgjegjësi i qendrës sociale është vënë në hetim. Policia po punon për gjetjen e 3 fëmijëve të mitur.

“Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre”, njoftoi policia./Shqiptarja