Në strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, e cila është pulikuar në Konsultime Publike, një nga shtyllat që ka, është dhe mirëadministrimi doganor. Objektiv i kryesor i kësaj shtylle është përmirësimi i shërbimit doganor dhe rritja e të ardhurave doganore me 0.17% e PBB, ose 4.5 miliardë lekë brenda një periudhe katërvjeçare.
Në këtë shtyllë mirëadministrimi doganor i të ardhurave fokusohet në 9 komponentë që konsistojnë në ngritjen e sistemeve të reja doganore si dhe adresimin e cështjeve kryesore doganore. Për zbatimin e këtyre komponentëve do të ndërmerren disa masa për përmirësimin e performancës së administrimit doganor gjatë periudhës 4 vjeçare 2024-2027.
Së pari modernizimi i proceseve të biznesit, duke përfshirë zhvillimin e sistemeve apo moduleve të IT si dhe kapaciteteve doganore për të rritur efektivitetin në mbledhjen e të ardhurave doganore. Së dyti zhvillimin e aftësive të zgjeruara të të dhënave analitike ku brenda vitit 2027 administrata doganore të ketë zhvilluar modele makroekonike që rrisin aftësitë analitike dhe parashikuese të fenomeneve ekonomike.
Ndërkohë symin tjetër janë dhe zhvillimet teknologjike për të përmirësuar infrastrukturën aktuale të administratës doganore, gjithashtu dhe rritja e numrit të Operatorëve ekonomikë të Autorizuar si dhe rritjen e flukseve të shkëmbimeve tregtare dhe nënshkrim i një marrëveshjeve për njohje reciproke me BE.
Një tjetër objektiv që strategjia ka është kriujimi i Dritares së Vetme Kombëtare e cila ka për qëllim komunikimin elektronikisht midis autoriteteve doganore dhe të gjitha institucioneve kombëtare që lëshojne leje, licensa, autorizime etj, të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e procedurave doganore në import-eksportin e mallrave. Kjo sjell uljen e kohës së zhdoganimit, uljen e kostove për bizneset, lehtësi dhe trasparencë.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kostot tregtare ulen me 10%. Fokus gjithashtu mbetet dhe rritja e bashkëpunimit në luftën kundër informalitetit, kontrabandës, korrupsionit dhe importit të mallrave të falsifikuara./Scan