Kandidati republikan për president, Donald Trump tha se nuk e ka ndërmend të kandidojë sërish për president në vitin 2028 nëse humbet zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit 2024.

Kur u pyet nëse mendon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 nëse i humbasë zgjedhjet, Trump tha: "Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj se kjo do të jetë e gjitha. Por, shpresoj se do të jemi të suksesshëm".

Nëse 78-vjeçari Trump ndryshon mendje, humb zgjedhjet dhe kandidon në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ai do të jetë 82-vjeç në vitin 2028.

Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA, Trump do të garojë me rivalen e tij demokrate, Kamala Harris për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë./aa