Turqia hodhi poshtë një raport të Human Rights Watch (HRW) në fillim të kësaj jave mbi abuzimet e supozuara dhe krimet e mundshme të luftës të kryera nga forcat turke dhe grupet aleate në Sirinë veriore.
Turqia, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ka një prani ushtarake në Sirinë veriore dhe kontrollon një pjesë të territorit pas inkursioneve të shumta që nga viti 2016.
Inkursionet, të mbështetura nga grupet aleate të Sirisë, kishin në shënjestër milicitë kurde të mbështetura nga SHBA, të cilat Ankaraja i konsideron një kërcënim kombëtar dhe terroristë.
“Raporti i fundit i HRW është larg nga pasqyrimi i realitetit në terren dhe bazohet në injorancën e plotë të shqetësimeve të sigurisë kombëtare të Turqisë”, theksoi një deklaratë zyrtare turke.
“Turqia hedh poshtë akuzat e pabaza për shkelje që i atribuohen në mënyrë të rreme autoriteteve turke”, thuhet në deklaratën e HRW-së.
Raporti i HRW kishte përmendur shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut, plaçkitjen dhe konfiskimin e pronave, veçanërisht kundër banorëve kurdë.
‘’Pretendimet e dokumentuara bazohen në intervistat ndërmjet nëntorit 2022 dhe shtatorit 2023 me viktima dhe dëshmitarë’’, sipas HRW./ata