Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar nga gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Të skualifikuar janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini, informon gazetari i Shqiptarja.com Sokol Dema.

Ndërkohë vijon verifikimi për kandidaturat e Adriatik Tafçiut, Altin Menës, Ardian Çipës, Lutfi Minxhozit, Gentjan Shehajt, Idajet Faskajt, Ilir Prodës, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Rebani Jaupit.

Gara për drejtorin e Përgjithshëm u bë objekt debati sot në komisionin e Sigurisë ku Ministri i Brendshëm ishte i ftuar për të raportuar për situatën e sigurisë në vend. Duke zbuluar skualifikimin e 4 kandidatëve nga 15 në total që kanë aplikuar, minsitri Hoxha shtoi se brenda kësaj jave pritet të mësohet dhe emri iri.   

“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Gara po asistohet nga ndërkombëtarët. 

Kryetari i Komisionit, Nasip Naço: A do ju asistojnë partnerët ndërkombëtarë.

Ervin Hoxha: “Mund të them se ne jemi në marrëdhënie besimi reciproke dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë qoftë misioni europian qoftë ICITAP janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë"  

Para deputetëve të komisionit të sigurisë Ministri tha se 200 drejtues të parë u ka lindur e drejta për të konkuruar

147 drejtues kishin të drejtë për të konkuruar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shtoj dhe 54 drejtues, pra mbi 200 drejtues të parë me eksperiencë që përmbushin kriteret u lindi e drejta për të konkuruar’  tha ministri Hoxha.

Gara për drejtorin e Përgjithshëm të policisë u hap pasi më 6 shtator 2024 drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku dha doreheqjen së bashku me 12 drejtuesit e policisë në qarqet e vendit.

Lista e kandidateve sipas rendit alfabetik

1 - Adriatik Tafçiu - Shef sektori Policia e Shtetit 
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Hajrulla Xhivini – Ish/drejtues policie   - I skualifikuar
6- Ibrahim Disha - Ish/drejtues policie ish/drejtues policie ish/drejtues policie - I skualifikuar
7- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
8- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
9- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
10- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale 
11- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare 
12- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë 
13- Sami Rasha – Pedagog në Akademinë e Sigurisë -I skualifikuar
14- Shemsi Prençi – Ish/drejtues policie - I skualifikuar
15- Skënder Hitaj – Drejtor policie në Durrës

/Shqiptarja