Komisioni për Çështjet Europiane, diskutoi dhe miratoi sot në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit të Bujqësisë, Arjan Jaupllari paraqiti ndryshimet ligjore duke theksuar se ato vijnë pas një periudhe 13-vjeçare, si nevojë e zhvillimeve të sektorit dhe konsistojnë në vendosjen e standardeve të prodhimit dhe kontrollit të produkteve veterinare si dhe unifikimin e ushtrimit të profesionit të veterinerit”.
“Ndryshimet përmbushin një rregullore të plotë sipas BE-së, për prodhimin, kontrollin dhe cilësinë e produkteve veterinare për të garantuar sigurinë ushqimore në vend”, u shpreh Jaupllari.
Sipas tij, vëmendje i kushtohet vendosjes së standardeve për lëndët e para të importuara, të nevojshme për prodhimin e produkteve veterinare në vendin tonë, duke garantuar kështu barna me standarde njësoj si ilaçet që vijnë nga importi.
Ai theksoi se, ndryshimi i dytë lidhet me unifikimin e ushtrimit të profesionit të veterinerit.
“Ne unifikojmë dhe teknikët veterinarë që vijnë nga shkollat profesionale, ose menaxherët veterinarë, të cilët kanë të drejtë në ushtrimin e profesionit nën mbikqyrjen e mjekut veterinar”, deklaroi Jaupllari./ata