Në sulmet kibernetike ndaj disa stacioneve të mëdha të trenit në Britani u dërguan mesazhe kundër muslimanëve (islamofobike).
Nga sulmet kibernetike u prekën rreth 20 stacione në të gjithë vendin, përfshirë 11 stacione treni në Londër.
Udhëtarët që u përpoqën të hyjnë në lidhjen publike të internetit me valë në stacionet e menaxhuara nga Network Rail, kompania përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore në vend, u përballën me mesazhe anti-muslimane në ekranet e pajisjeve të tyre. Në mesazhin e dërguar, përfshihej seksioni që i referohej sulmeve të ndryshme terroriste në Britani dhe Evropë.
Pas kësaj ngjarjeje, kompania pezulloi shërbimet e lidhjes së internetit me valë në stacionet në mbarë vendin dhe njoftoi se po zhvillohet një hetim gjithëpërfshirës.
Një zëdhënës nga policia britanike e transportit, në një deklaratë konfirmoi se kanë marrë raportime se ndaj disa stacioneve të trenit janë kryer sulme kibernetike me mesazhe me përmbajtje anti-muslimane.
Zëdhënësi vuri në dukje se po punojnë bashkë me "Network Rail" për të hetuar me shpejtësi ngjarjen./aa