Shqipëria është ndër vendet që nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi.

“Ukraina mund dhe do të ngrihet nga dëmet e shkaktuara, të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të rivendosë shpresën për një të ardhme paqësore për popullin e saj”, u shpreh kryediplomati shqiptar.

Liderët e G7-ës dhe vendeve partnere miratuan në New York një Deklaratë të Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës.

Kjo deklaratë parashikon ndihmë të mëtejshme ushtarake, ekonomike dhe humanitare për vendin si në afat të shkurtër ashtu edhe në periudhën e pasluftës./ata