Prokuroria e Tiranës i ka dërguar sot zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ekzekutimin e vendimit penal për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Shkresa e firmosur nga prokurorja Elona Alvora vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burg për kallëzim të rremë.
Shkresa për ekzekutimin e vendimit vjen pasi Salianji është deputet dhe duhen ndjekur procedurat parlamentare.
Prokuroria kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD Ervin Salinaji pasi është dënuar me vendim të formës së prerë.
Ervin Salianji u dënua dje nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen “Babalja”.
Më herët sot, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit./ata