Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë përmes rrjeteve sociale kanë reaguar pas vetëdorëzimit të Ervin Salianjit, i cili u dënua nga Gjykata me 1 vit burg për “Kallëzim të rremë”, lidhur me çështjen “Babale”.

Grupimi Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, që drejtohet nga Lulzim Basha shprehet se, deputeti i PD, Salianji u “shit” nga Berisha në këmbim të vulës dhe logos së Partisë Demokratike.

“Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.
Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës? Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës? Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre”, lexohet në reagimin e Demokratëve Euroatlantik./ata