Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhuruan gjak, në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar.

Në shenjë solidariteti dhe përgjegjshmërie ndaj misionit fisnik që kanë, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, nën moton “Mjaftojnë vetëm 10 minuta, për të shpëtuar 3 jetë”.

Policia e Shtetit shkruan në faqen e saj online se, punonjës të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, paraditen e sotme, dhuruan gjak, duke dëshmuar se Policia është dhe mbetet përherë pranë komunitetit dhe në shërbim e ndihmë të tij, pasi humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të saj./ata