Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës caktoi masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë, të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, “falsifikimit” dhe “mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.71.090 lekë.
Nga hetimi rezulton se këta shtetas kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera.
Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal./ata