Partia Demokratike shkon e ndarë në zgjedhjet e 14 Majit, jo vetëm juridikisht, por edhe fizikisht.

 

KQZ vendosi të regjistrojë PD e drejtuar nga Alibeaj si kryetar i komanduar, ndërkohë që partia e përfaqësuar nga Berisha do të garojë në koalicionin Bashkë Fitojmë, por e paregjistruar në KQZ si pjesë e tij.

 

Nga ana tjetër duket se Alibeaj nuk ka humbur kohë të zyrtarizojë shkëputjen edhe me largimin nga selia, duke u zhvendosur me zyra të reja, sikurse shihet edhe në këtë foto.  Zyrat e Alibeajt ndodhen pranë kryesisë së kuvendit, ndërkohë që në selinë e PD vijon të qëndrojë Berisha.