Të paktën 19 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në vende të ndryshme të Rripit të Gazës.
Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, bazuar në burimet shëndetësore, të paktën 13 palestinezë në mesin e tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën pas sulmeve të kryera në disa shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Ushtria izraelite sulmoi gjithashtu një shkollë, ku ishin të strehuar të zhvendosurit, në lagjen Et-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës.
Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, nga sulmi kanë humbur jetën 6 persona./aa