Detyrimi për të dorëzuar kontratat e qirave nga tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik, pritet të sjellë ndikim edhe në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në një intervistë për SCAN TV,  ekspertja e pasurive të paluajtshme Armela Spahiu, sqaron se në këtë rast, kostot që do të kenë pronarët e prekur për të paguar normën tatimore prej 15%, transferohen tek çmimi final.

Por sipas Spahiut, kontrata e qirasë midis pronarit të një apartamenti dhe subjektit apo individit që e përdor atë, janë domosdoshmëri dhe ka një sërë përfitimesh për të dyja palët.

Ekspertja e pasurive të paluajtshme bën me dije se tashmë ka një fluks kërkese për ambiente tregtare në kryeqytet dhe çmimet arrijnë deri në 50 euro për m2.

Brenda datës 20 tetor, bizneset duhet të deklarojnë pranë administratës tatimore statusin e pronësisë apo kontratën e qirasë të ambientit ku ushtrojnë aktivitetin ekonomik./Scan