Të paktën 202 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga uragani Helene.
Sipas mediave lokale, viktimat përfshijnë të paktën 98 vdekje në shtetin e Karolinës së Veriut, 39 në Karolinën e Jugut, 19 në Florida, 33 në Xhorxhia, 11 në Tenesi dhe dy në Virxhinia.
Presidenti Joe Biden është paralajmëruar se do të vizitojë zonat e prekura në Florida, ku do të informohet për operacionet e kërkim-shpëtimit në Keaton. Ai gjithashtu do të vëzhgojë zonat në Ray City në Xhorxhia.
Qindra njerëz mbeten ende të zhdukur si pasojë e stuhisë.
Helene tani është uragani më vdekjeprurësi që ka goditur SHBA-në që nga uragani Katrina në vitin 2005. Ai arriti në bregun e Gjirit të Floridës të enjten e kaluar dhe krijoi një sipërfaqe prej 650 miljesh shkatërrimi në shtetet bregdetare të Atlantikut.
Biden dhe zv/presidentja Kamala Harris vëzhguan shkatërrimin në udhëtime të ndara në shtetet e prekura, respektivisht në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut dhe Xhorxhia.
Vizita e presidentit Biden në Karolina përfshinte turne ajrore mbi qytetin Asheville në Karolinën e Veriut, një nga rajonet më të goditura nga uragani.
Presidenti amerikan gjithashtu ka udhëzuar Pentagonin që të dërgojë deri në 1 mijë trupa aktive për të ndihmuar Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut./aa