Parlamenti i Türkiyes ka pranuar një dekret presidencial për miratimin e themelimit të një zyre globale të Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) në Istanbul.

Agjencia e OKB-së do të zhvendosë në zyrën e Istanbulit operacionet e saj kryesore, duke përfshirë burimet njerëzore, operacionet e urgjencës, si dhe njësitë kryesore të financave dhe administratës.

“Kjo rezolutë u mbështet nga vendi ynë në përputhje me vizionin tonë që Istanbuli të bëhet qendër e OKB-së”, thuhet në dekret.

Marrëveshja për ngritjen e zyrës së UNICEF-it në Istanbul u nënshkrua në New York në vitin 2023 dhe kjo masë pritet të forcojë më tej bashkëpunimin e Türkiyes me agjencinë e OKB-së. vendimi thekson angazhimin e Türkiyes për të mbështetur aktivitetet globale të OKB-së.

UNICEF është një agjenci e OKB-së përgjegjëse për ofrimin e ndihmës humanitare dhe zhvillimore për fëmijët në mbarë botën./aa