Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka njoftuar qytetarët për reshje shiu me intensitet të lartë që priten në orët në vijim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dredhe ka bërë thirrje për vigjilencë dhe kujdes, duke kërkuar që të shmanget parkimi i automjeteve në zonat me rrezik të lartë, si “Albano & Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse dhe në “Skelë” te dykalimshi.
Dredha po ashtu njofton se “grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të Bashkisë së Vlorës do të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë nëse është e nevojshme. Dredha gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që, në rast problematikash për shkak të prezencës së ujit, të kontaktojnë emergjencat në numrin 112 ose përmes platformave sociale të Bashkisë dhe Ujësjellësit të Vlorës”, njofton Dredha./ata