Deputeti demokrat, Isuf Çela është paraqitur këtë të martë, 8 tetor, në Prokurorinë e Posaçme.

Siç dallohet nga pamjet e siguruara, deputeti demokrat është futur në ambientet e brendshme të SPAK.

Nuk dihen ende motivet e thirrjes së tij nga SPAK.

Po ashtu, SPAK ka thirrur edhe deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Deputeti Jurgis Çyrbja po merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Burime jo zyrtare bëjnë me dije ligjvënësi socialist po pyetet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone./vizionplus.tv