Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët në një takim në Kryeministri.

Ai është ndalur te menaxhimi i emergjencave civile dhe tha se bashkitë duhet të jenë gati në raste përmbytjesh apo zjarresh.

Më tej Rama u tërhoqi vëmendje kryebahskiakëve edhe për legalizmet dhe tha se në disa bashki procesi ka pasur vonesa.

Ai mori si shembull Bashkinë e Shijakut, për të cilën tha se ka bërë një pinë të mirë.

“Kemi bërë gjithë ato shkëmbime. Kur bëmë takimin historik të Shkodrës, një nga pikat kryesore ishte na jepni akses te legalizimet. Tani kemi shtruar gjithë rrugën për aksesin te legalizimet në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të bëhet shumë më i lehtë dhe shumë më pak i penguar nga ngarkesa e madhe e Kadastrës. Çfarë presim ne që ta përshpejtojmë këtë process. Nuk dua prapë të përmend emra sepse një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesë e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta të rezultatit. Bashkia më e suksesshme, bashkia e Shijakut, është bashkia model për procesin e legalizimit. Unë nuk po them të arrini Shijakun se në këtë pikë nuk e arrini dot. Ka një shpejtësi dhe një paraqitje të të gjithë procesit të kujtdo personi, unë besoj që është kontakti i shpejtë me çdo lloj banori në çdo cep të Shijakut.

Për t’iu afruar deri në pikën që të paktën të luftoni për vendin e dytë mund ta bëni këtë gjë. Shijaku s’ka as liqen, detin e ka larg, mbase këto janë arsyet që nuk shpërqendrohet aq shumë. Te legalizimet duhet shumë fokus, nuk ka justifikim”, tha Rama. /vizionplus.tv