Një shtetase amerikane ka mbetur e lënduar në aksin rrugor Podgorie – Zvezdë në afërsi të fshatit Koritë të bashkisë Maliq.

67-vjeçarja amerikane ka qenë duke udhëtuar me biçikletë se bashku me shtetas të tjerë të huaj të cilët kanë ardhur si turistë në qarkun e Korçës dhe ditën e sotme kanë pedaluar në rrugën nacionale që lidh Devollin me Pogradecin

Shtetasja amerikane është rrëzuar aksidentalisht duke marrë plagë të rënda në kokë.

Burime pranë spitalit të Korçës bëjnë të ditur se gjendja e saj është e rëndë ndaj do të transportohet drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar.

Këtë vit, akset rrugore të juglindjes së vendit janë pedaluar nga turistë të shumtë të vendeve të ndryshme të botës në mënyrë të organizuar./vizionplus.tv