Liderja e partisë së majtë opozitare Podemos në Spanjë, Ione Belarra kërkoi që qeveria e koalicionit të majtë të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin.

Në fjalimin e saj në seancën në të cilën u diskutua për çështjen e migracionit në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit, ku mori pjesë edhe kryeministri Pedro Sanchez, Belarra kritikoi qeverinë se "nuk ka reaguar mjaftueshëm kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza".

Liderja e Podemos drejtoi pyetjet "Si është e mundur që delegacioni spanjoll qëndroi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të dëgjuar një terrorist si (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu? Si është e mundur që vazhdohet t'i shiten armë Izraelit? Si është e mundur të mos shkëputen marrëdhëniet me një shtet terrorist i cili prej një viti kryen terrorizëm në Gaza?".

Edhe në një mesazh të publikuar nga llogaria e saj në median sociale më 8 tetor, Belarra ka thënë: "Një vit më parë në duart e shtetit terrorist të Izraelit filloi faza e fundit e gjenocidit palestinez. Me bashkëfajësinë e SHBA-së dhe Evropës u vranë mbi 42 mijë persona ndërsa qindra mijëra të tjerë u plagosën dhe u zhdukën. Barbaria vazhdon të përparojë dhe vazhdon të na tërheqë neve poshtë për shkak se nuk kemi mundur ta ndalojmë"./aa