Në sulmet e ushtrisë izraelite ku u shënjestrua një shkollë për palestinezët e zhvendosur dhe civilët në veri të Rripit të Gazës u vranë 13 palestinezë.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore, ushtria izraelite bombardoi shkollën Er-Rafii, ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur në kampin e refugjatëve Jibaliya.

Tre personat që u vranë në sulmin izraelit dhe 15 të plagosurit u transferuan në spitalin Kemal Advan dhe Spitalin Indonezian.

Përpos kësaj, shtatë palestinezë u vranë nga të shtënat e ushtarëve izraelitë ndaj civilëve në perëndim të kampit të refugjatëve Jibaliya.

Gjithashtu, tre persona u vranë në bombardimet e ushtrisë izraelite ku u shënjestruan palestinezët në zonën al-Fahura të kampit Jibaliya.

Në deklaratën e bërë nga Spitali Al-Awde, thuhet se 18 persona të plagosur u sollën në Spitalin Al-Awde si rezultat i sulmit të ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve rreth spitalit al-Yemen al-Said në Jibaliya.

 

- Izraeli intensifikon sulmet e tij

Ushtria izraelite prej 4 ditësh po vazhdon sulmet tokësore kundër kampit të refugjatëve Jibaliya në veri të Gazës.

Ushtria izraelite, e cila ka nisur një sulm të ri tokësor në disa vende në veri të Rripit të Gazës, po përpiqet të zhvendos me forcë palestinezët në rajon.

Sulmet izraelite janë të përqendruara në rajonet Beit Hanoun dhe Beit Lahiye në veri të Gazës, veçanërisht në kampin e refugjatëve Jibaliya.

Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale më 7 tetor, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee paralajmëroi palestinezët në Beit Hanoun, Jibaliya dhe Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës dhe publikoi hartën e zonave që do të evakuoheshin.

Palestinezët në veri të Rripit të Gazës kanë refuzuar të lënë shtëpitë dhe vendbanimet e tyre që nga 14 tetori 2023, kur ushtria izraelite bëri thirrje për herë të parë për evakuim për këtë zonë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi dje se ushtria izraelite kërkoi evakuimin e spitalit Kemal Adwan, Spitalin Indonezian dhe Spitalin Al Awde në veri të Gazës dhe se ushtria izraelite kërcënoi me "vrasje, shkatërrim dhe arrestim" nëse këto spitale nuk evakuoheshin, siç ishte rasti me Spitalin Shifa./aa