Besëlidhja është për herë të parë fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skuadra lezhjane, pasi u shpall kampione e Shqipërisë sezonin e shkuar, ka mundur bardheblutë e Tiranës në finalen e luajtur të martën në Fier me rezultatin e thellë 100-57.
Në një finale të dominuar tërësisht nga lezhjanët, në fund erdhi një fitore me 43 pikë diferencë për Besëlidhjen. Sfida u dominua nga skuadra e Besëlidhjes në çdo periodë duke fituar konkretisht: 26:14, 24:12, 31:13 dhe 19:18.
Tirana vinte në këtë sfidë si fituese e Kupës së Republikës./ata