Të paktën 20 persona vdiqën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në një shkollë ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në qytetin Deyr al-Belah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas informacionit të siguruar nga Anadolu prej burimeve lokale, avionët luftarakë izraelitë kanë vënë në shënjestër shkollën Rufeyde në qytetin Deir el-Belah.

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në sulm.

Mësohet se nga sulmi i ushtrisë izraelite janë plagosur shumë persona, ndërsa në mesin e të plagosurve ka persona në gjendje të rëndë./aa