Xhamia e Namazgjasë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, është në pritje të inaugurimit.

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan, sot gjatë vizitës së tij në Shqipëri së bashku me kryeministrin Edi Rama do të inaugurojnë xhaminë më të madhe në Ballkan, Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar me kontributin financiar të Türkiyes.

Xhamia ka 4 minare 50 metra të larta dhe një kupolë 35 metra të lartë, me detaje që kujtojnë arkitekturën osmane.

Xhamia ka kapacitet të pranojë deri 10 mijë njerëz për adhurim në të njëjtën kohë.

Xhamia e Namazgjasë, është ndërtuar me kontributin financiar të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes dhe Fondacionit të Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV)./aa