Përfaqësuesi i Fondit të Popullsisë të OKB-së (UNFPA) në Palestinë, Nestor Owomuhangi, ka deklaruar se zemërimi në rritje për ata në Rripin e Gazës po çon në “trazira dhe plaçkitje”.

“Shkatërrimi, humbja e jetëve dhe dëshpërimi janë thjesht dërrmuese”, tha Owomuhangi në një konferencë virtuale për media pas një vizitë 8-ditore në Gaza.

Duke theksuar se “përpjekjet e UNFPA-së për të vizituar spitalet në Gazën verore u mohuan nga autoritetet izraelite”, Owomuhangi tha se 2.1 milionë banorë të Gazës janë bllokuar në një “katastrofë” pas një gjenocidi 1-vjeçar.

Duke përmendur se shumë banorë janë zhvendosur me forcë disa herë për shkak të sulmeve të pamëshirshme ajrore të Izraelit, ai tha se një person që takoi ishte zhvendosur 15 herë.

“Më shumë se 5 për qind e popullsisë në Gaza ose janë vrarë e plagosur ose janë zhdukur. Zemërimi prek 96 për qind të banorëve të Gazës, duke çuar në trazira dhe plaçkitje. Zemërimi rritet kundër punonjësve humanitar derisa kushtet po përkeqësohen”, tha Owomuhangi, duke iu referuar postimeve në mediat sociale që pretendojnë se “OKB-ja nuk po bën mjaftueshëm për të ndihmuar Gazën”.

Më tej,Owomuhangi theksoi se “aktualisht ka 40 mijë gra shtatzëna, prej të cilave rreth 4 mijë do të lindin së shpejti”.

“Kjo është afërsisht 130 lindje në ditë”, tha ai, duke paralajmëruar për rrezikun në rritje të abortit dhe mortalitetit gjatë lindjes.

Me përkeqësimin e situatës humanitare, Owomuhangi theksoi se “gratë shtatzëna që abortojnë ose që vdesin gjatë lindjes janë trefishuar”.

Ai po ashtu tha se faktorë të tillë si kequshqyerja dhe ankthi pengojnë ushqyerjen me gji dhe theksoi se recetë për foshnjat nuk janë të përballueshme për shumë njerëz ose “as që janë të disponueshme”.

“Mbi 17 mijë gra shtatzëna janë në prag të urisë, ndërsa 11 mijë gra shtatzëna tashmë janë në kushte të ngjashme me urinë”, theksoi ai.

Duke theksuar sfidat për dërgimin e ndihmave për njerëzit në Gaza, ai tha se “sfidat logjistike janë të rënda”.

“Në muajin shtator, 87 për qind e 588 lëvizjeve të planifikuara humanitare u bllokuan ose u mohuan nga autoritetet izraelite”, tha ai, duke shtuar se “ka thjesht mungesë të gjithçkaje”.

Ai po ashtu theksoi mungesën e ilaçeve kundër dhimbjeve deri tek mjetet anestezik dhe antibiotikët, si dhe tha se “problemi aktual është t’i gjesh këto artikuj në ambientet ku duhet të jenë”.

“Duhet rreth katër ose pesë muaj për t’i gjetur këto artikuj në të vërtetë”, tha Owomuhangi, duke shtuar se kjo nuk është vetëm për shkak të vëllimit, por edhe për shkak të mungesës së sigurisë për shpërndarjen e tyre./aa