Duke punuar në rrënojat, ekipet zbuluan se dy persona ishin gjallë. 

Pas punës intensive që përfshin policinë e operacioneve speciale, u arritën që te nxiren të gjallë 26-vjeçari Mehmet Ali Şakiroğlu dhe 34-vjeçari  Mustafa Avcı. 

Ata u dërguan në spital nën kujdesin e ekipeve mjekësore. 

Mustafa Avcı, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin fushor të Hatay , ka folur me vëllain e tij në telefon me ndihmën e një oficeri.  Duke e pyetur vëllain për familjen, Avcı tha : " A janë shpëtuar të gjithë, Nazli? Më lejoni t'i dëgjoj pak zërat e tyre. "

 Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, i cili mori lajmin, shkoi në spital dhe vizitoi të dëmtuarin nga tërmeti dhe familjen e tij.