Në rrugën Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, në Korçë, vijon puna për rikonstruksionin e saj.
Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole inspektoi nga afër punimet që po kryhen.
“Rikonstrusioni i rrugës po realizohet me financim të qeverisë në vlerën rreth 1.4 milionë lekë me TVSH”, tha Jole.
Rruga që po ndërtohet ka një gjatësi 20 km e një gjerësi 8 m.
“Aktualisht po punohet për përfundimin e shtresës së parë të asfaltit e cila përfundon brenda muajit tetor dhe brenda fundit të vitit do përfundojë edhe shtresa e dytë e asfaltit”, theksoi Jole.
Ky investim përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane dhe nxjerr në pah një itinerar të ri rrugor, i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në qark./ata