Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi dje një takim në Elbasan me oficerë të policisë dhe prokurorë për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit të personave.

Ky takim vjen pas dy takimeve të mbajtura në Shkodër dhe Tiranë.

Seria e takimeve, që do të shtrihet edhe në Vlorë, Kukës dhe Durrës, është pjesë e mbështetjes sonë të vijueshme për institucionet për të luftuar trafikimin e personave dhe për të mbrojtur individët nga shfrytëzimi, thekson Prezenca e OSBE-së.

Mbështetja organizohet në kornizën e projektit të Prezencës së OSBE-së të financuar nga Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Italia  dhe Irlanda./ata