Ambasadori i ri i Prezencës se OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran zhvilloi sot një vizitë pune në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet i Ish-Sigurimit të Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit disa vjeçar dhe mbështetjes së institucionit si: për ngritjen e programit Master për Drejtësinë Tranzitore, ekspertizën ligjore në procesin e përgatitjet së udhërrëfyesit dhe draft-VKM-së që i hap rrugë procesit të gjetjes së personave të zhdukur gjatë komunizmit, etj.

Kryetarja e Autoritetit,Gentiana Sula e njohu ambasadorin me punën e bërë gjatë periudhës 7 vjeçare të funksionimit të Autoritetit dhe me sfidat që has në drejtim të finalizimit dhe miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave: “Për gjetjen, identifikimin, rikuperimin e eshtrave dhe mënyrën e mbrojtjes e ruajtjes së vendvarrimeve të personave të zhdukur gjatë periudhës 29 nëntor 1944-2 korrik 1991”, nga i cili priten rezultate të prekshme për të gjithë shoqërinë.

Më tej, ambasadori u njoh me punën në arkiv, ekspozitat arkivore dhe botimet në kuadër të edukimit qytetar.

Po ashtu u theksua edhe roli i rëndësishëm që institucioni ka në krijimin e narratives të së shkuarës dhe përcjelljen e saj tek brezat e rinj.

Në këtë drejtim kryetarja e njohu ambasadorin me qasjet e reja në fushën e edukimit si me përgatitjen e platformës digjitale, interaktive dhe  planin e komunikimit në rrjetet sociale, i cili  mund të jenë mjeti më mirë që i bën këto histori të së kaluarës më të prekshme dhe më të kuptueshme për ta.

Ambasadori Michel Tarran tha se “njohja e së shkuarës dhe kuptimi i historisë është një formë edukimi që u jep të rinjve fuqinë të përballen me sfidat e së ardhmes. Roli i institucioneve si Autoriteti i Dosjeve është jetik në këtë proces. Por, është thelbësore që ky mesazh të përcillet në forma që ndikojë drejtpërdrejtë tek brezi i ri.  Në mbështesim punën e Autoritetit në forma të reja dhe kreative që ka zgjedhur për të komunikuar me ta. Gjithashtu do vijojmë të mbështesim Autoritetin në punën e nisur së bashku në drejtim të nxitjes së finalizimit të procesit ligjor të VKM për të zhdukurit në komunizëm”./ata