Misioni “Korpusi i Mozaikëve”, këtë vit është përqëndruar tek Vila e Athinasë në Parkun Arkeologjik Apoloni dhe Bazilika B në Parkun Arkeologjik Bylis.
Çdo vit në këto parqe ndërhyhet në një mozaik, në konservimin e tij, si edhe kryhet një studim i imtësishëm për mënyrën e ndërtimit, atelienë që ka punuar për të, materialet dhe teknikat.
Ky është një mision unik në Shqipëri, për të patur një korpus mozaikësh të Shqipërisë, i cili na njeh me këtë pasuri të paçmueshme.
Ky bashkëpunim midis dy institucioneve, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore, Lindja dhe Mesdheu, CNRS- Paris, – Universiteti Sorbone-Paris IV ALCP është një pasuri shkencore dhe teknike për mozaikët në monumentet shqiptare.
Ekipi i “Korpusit të Mozaikëve” përbëhet nga 4 anëtarë, Marie- Patricia Reynolds, Anne Cavè, Klejdi Zguro dhe Didier Dubois./ata