Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e Presidentit turk, Rexhep Erdogan në vendin tonë, ditën e djeshme, gjatë së cilës u inaugurua edhe Xhamia e Namazgjasë.

Rama përcolli fotoalbumin e fotove të vizitës që ai e cilësoi të një miku të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nënshkruan dje në Tiranë deklaratën e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik, përmes krijimit të një Këshilli bashkëpunimi të një niveli të lartë.

Më pas ministrat e dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë firmosën 3 marrëveshje bashkëpunimi.

Gjatë pasdites së djeshme u hap dhe Xhamia e Madhe e Tiranës që njihet dhe si xhamia e Namazgjasë me pjesëmarrjen e dhjetëra qytetarëve./ata