Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, në Kosovë, njoftoi ministria turke.
Güler e viziton Kosovën bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, gjeneralin Metin Gürak, për të marrë pjesë në ceremoninë për shënimin e ndërrimit të komandantit të Misionit të NATO-s në Kosovë - KFOR-it, pozitë e cila nga Türkiye kalon tek Italia.
Para ceremonisë, ministri turk Güler u takua me homologun e tij italian Crosetto.
Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, gjenerali Metin Gürak./aa