Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe ministri hungarez i Bujqësisë dhe Ushqimit, Nagy Istvan nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi.
Ministrja Denaj bëri të ditur se përmes këtij memorandum synohet forcimi i bashkëpunimit në sektorët e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve, si dhe në përgatitjen e Shqipërisë për integrimin në BE.
Denaj tha se do të forcohet bashkëpunimi në fushat e teknologjisë bujqësore dhe kërkimit dhe zhvillimit.
“Do të punojmë së bashku për të promovuar prodhimin e qëndrueshëm dhe të sigurt të ushqimit. Kemi shprehur gadishmërinë e vendit tonë për t’u bashkuar me nismën hungareze programin BIOEAST, që synon krijimin e një ekonomie biomase të bazuar në dije në rajonin më të gjerë”, deklaroi Denaj./ata