Të rinjtë që janë në ciklin universitar të cilët e shohin të nevojshme marrjen e një kredie studentore për të përmbushur shpenzimet e tarifave shkollore, apo dhe për të mbuluar kostot e larta që kryeqyteti ofronë, mund të aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë përmes portalit “e-Albania” brenda muajit shkurt.
Vendimi është miratuar nga Këshilli I Ministrave më 10 tetor. Pas shpalljes së listës me kërkesat për kredi studentore, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ua paraqet listën bankave të nivelit të dytë.
Këto të fundit duhet të kenë pranuar kushtet vitin në të cilin jepet kjo kredi. Sipas pikës 3 të vendimit, norma e interesit të kredisë studentore të jetë më e ulët se norma mesatare e interesit për kreditë konsumatore, të dhëna nga institucioni kredidhënës për 2 (dy) vitet e fundit, përfshirë vitin në të cilin jepet kjo kredi.
Brenda të njëjtit afat, njoftohen elektronikisht nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” edhe studentët për vijimin e procedurave dhe lidhjen e kontratës së kredisë me bankën përkatëse. Skema e kredisë Studentore u miratua për herë të parë vitin e shkuar.
Studentët të cilët duan të marrin kredi studentore mund të aplikojnë online nëpërmjet platformës e-Albania brenda muajit shkurt të viti të ardhshëm. Vendimi është miratuar nga Këshilli I Ministrave./Scan